‘Formula e final-four mizori’! Mërgjyshi, trajner i ri i Apolonisë: Dua të debutoj me fitore kundër Flamurtarit

17 Janar, 14:11| Përditesimi: 17 Janar, 14:19

  • Share

Artan Mërgjyshi është rikthyer në stolin e Apolonisë. Pasi ndau rrugët me Vorën, 55-vjeçari u ul në paninën e fierakëve, me objektivin që ashtu si para 4 viteve ta ngjisë në Superligë.

“Ambienti më njeh, më pranon. Unë gjithashtu e njoh dhe nuk e kisha të vështirë duke parë edhe marrëdheniet korrekte që kam patur me drejtuesit edhe kur jam larguar. Ajo që më bindi më shumë të rikthehem është fakti se e njoh skuadrën,”-u shpreh ai.

Mërgjyshi të shtunën do ketë debutimin, teksa në Fier pret Flamurtarin, ekipin vlonjat që gjithashtu do 3 pikët pasi ka mbetur pas në garën për t’u ngjitur në Superligë.

“Është një skuadër që edhe ajo e tenton ngjitjen. Ka ndërhyrë në merkato me emra të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Është edhe prenzantimi im kështu që duhet ta nisim me këmbën e mbarë. Kjo na e rrit përgjegjësinë,”-tha ai.

Apolonia pas 16 javësh kampionat renditet në vendin e pestë me 23 pikë, 13 më pak se Bylisi kryesues, ndërsa në intervistën për Report TV Mërgjyshi u ndal edhe te formula me final four e Superligës.

“Kjo formulë është një kinezeri. Nuk më duket e duhura sepse humbet llogjika e kampionatit. Logjika është tërësia e ndeshjeve të luajtura dhe të fituara dhe kush skuadër gabon më pak duhet të shpallet edhe kampione,”-deklaroi ai.

Formula e re këtë sezon në Superligë parashikon që pas 36 javësh kampionat, katër skuadrat që renditet të parat, të ndeshen mes tyre me dy gjysëfinale dhe një finale, për të përcaktuar fituesin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?