Hamilton i paraprin shokut të tij të skuadrës Russell në Japoni, 2016

Formula 1/ Rosberg sulmon Hamiltonin: Russell e mposht gjithmonë, Lewis gjen justifikime

24 Prill, 15:21| Përditesimi: 24 Prill, 15:22

  • Share

Pesë garat e para të Kampionatit Botëror të Formula 1 për sezonin 2024 ishin një makth për Lewis Hamilton. Vetëm 19 pikë të fituara, teksa katër ndeshjet me Mercedesin e tij i humbi kundër George Russell, shokut të skuadrës.

Ndër ish-shokët e tij të skuadrës, vetëm Nico Rosberg kishte arritur ta vinte në një vështirësi të tillë. Në fillim të vitit 2016 gjermani siguroi një poker, ndërsa në GP e pestë, atë të Barcelonës, u tërhoq me Hamilton pas një përplasjeje, duke i dhënë fitoren e parë Max Verstappen.

Vetë ish-kampioni i botës ka analizuar situatën në ekipin gjerman pa kursyer kritikat e ashpra ndaj rivalit të tij të vjetër, britanikut Hamilton. Rosberg fillon me analizën e tij për Sky Gjermani duke e nisur me një krahasim.

"Lewis është aktualisht 1-4 kundër Russell, nëse shikoni rezultatet në pistë. Dhe çdo herë që Hamilton thotë se është faji i organizimit dhe makinës." Një shpjegim ky që nuk e bind aspak Nicon.

 "Për mua ky është një justifikim. Ai ka bërë qartë një gabim. Këto janë gabime që zakonisht,  një pilot shtatë herë kampion bote nuk duhet t'i bëjë", tha Nico Rosberg.

Në fillim të vitit, Hamilton njoftoi kalimin e tij te Ferrari nga viti 2025. A mund të ndikojë kjo lëvizje në sezonin aktual? Sipas Rosberg ka balanca të veçanta brenda Mercedesit.

"Për momentin Lewis është vetëm gjysma e ekipit. Por, në një moment të caktuar, Toto Wolff do t'i thotë se nuk do të jetë më në gjendje të shikojë të dhënat e ekipit."

Me pak fjalë, sipas analizave të Nicos, Hamiltonin nuk e presin momente të mira në muajt që vijnë te Mercedes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?