Adrian Newey

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari

1 Maj, 11:44| Përditesimi: 1 Maj, 11:46

  • Share

Red Bull ka njoftuar se Adrian Newey do të largohet nga ekipi, me inxhinierin e njohur projektues të F1 që do të largohet pas 18 vitesh nga Milton Keynes. Newey iu bashkua Red Bullit përpara sezonit të tyre të dytë në F1 në 2006 dhe ka qenë thelbësor në suksesin e skuadrës gjatë këtyre viteve, duke ndihmuar në shndërrimin e ekipit nga vrapues në pistë, në fitues të Grand Prix dhe kampion bote.

Red Bull ka fituar gjashtë tituj për konstruktorë dhe shtatë tituj pilotësh, respektivisht me Sebastian Vettel dhe Max Verstappen, me makina të dizajnuara nga Newey deri më sot dhe ata janë aktualisht në rrugën e duhur për të bërë "double" me dy trofe përsëri në 2024.

Sidoqoftë, në përgatitjen e Çmimit të Madh të Miami, Red Bull ka konfirmuar se Newey do të largohet nga roli i tij si Shefi Teknik në tremujorin e parë të 2025. Tanimë atë e presin krahëhapur te Ferrari, pasi më herët ka shprehur dëshirën se kërkon të punojë me Hamilton.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?