Max Verstappen

Formula 1/ Red Bull dominon edhe në Kinë, Verstappen në pole position pesë herë! Alonso niset i treti, zhgënjen Ferrari

20 Prill, 10:27| Përditesimi: 20 Prill, 12:10

  • Share

Pesë pole-position radhazi, ky është rezultati i Max Verstappen në garat e këtij sezoni. Edhe në cirkuitin e Shanghait për Çmimin e Madh të Kinës, skuderia austro-britanike Red Bull dominoi në pistë me Max Verstappen që do e fillojë nga vendi i parë garën e së dielës, me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez që niset nga vendi i dytë.

Përveç se siguroi pole position e pestë këtë sezon, Verstappen që është tre herë radhazi kampion bote, siguroi edhe pikët maksimale në Sprintin e kësaj të shtune. Paraqitje fantastike për Fernando Alonson, që në moshën 42-vjeçare e çoi Aston Martinin e tij në vendin e tretë.

McLaren me Lando Norris dhe Oscar Piastrin në vendet 4 dhe 5, teksa më pas vendi ishte për dy pilotët e Ferrarit. Leclerc dhe Sainz vetëm në pozitat 6 dhe 7, duke e nisur malore garën e së dielës që fillon në orën 9:00 të mëngjesit me atë shqiptare.

Gara në cirkuitin e Shanghait është e gjatë 5.4 kilometra dhe përbëhet nga 56 xhiro. Rekordin e kësaj piste e mban Michael Schumacher, që në 2004 me Ferrarin e tij shënoi kohën 1 minutë, 32 sekonda e 238 të qindtat. Provat e sotme Verstappen i mbylli me kohën 1:33:660.

 

Ora 12:08
VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët


Charles Leclerc dhe Carlos Sainz patën një mosmarrëveshje në pistë gjatë Garës Sprint në Kinë. Piloti nga Monako ankohet për agresionin e tepërt të shokut të tij të skuadrës te Ferrari.

Dy pilotët e "Kokëkuqes" ishin në duel të ashpër mes tyre në Sprintin e kësaj të diele, teksa për pak sa nuk u përplasën mes tyre. Në komunikimin radio nga njëvendëshja e tij, Leclerc tha se Sainz më shumë po luftonte me të sesa me rivalët.

Në fund të kualifikueseve, dy pilotët e Ferrarit zunë vendet 6 dhe 7, teksa gara e Kinës nesër do jetë malore për ta.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?