Projekti i ndërtimit të Automotoparkut të parë shqiptar

Kronikë

Formula 1 në Shqipëri? Balla: Hap historik për automotorizimin shqiptar! Gonxhja: Ëndrrat s'realizohen nëse nuk synojmë lart

4 Gusht 2021, 20:58| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 21:00

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA). Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë ditës së sotme nën patronazhin e veçantë të Presidentit të FIA, Jean Todt u mbajt takimi zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA. Sipas Ballës, automotoparku i parë shqiptar është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.

"Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA. Nën patronazhin e veçantë të Presidentit të FIA Jean Todt, sot mbajtëm takimin zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d'Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania - ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. AUTO MOTO PARK ELBASAN është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri. Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta! Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!", shkruan Balla.

Edhe kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja ndërtimi i këtij automotoparku do të mundësojë zhvillimin e garave ndërkombëtare si ato të Formula 1 në vendin tonë.

“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!”, shkruan Gonxhe.

Komento

Komente

  • Piloti: 05/08/2021 04:31

    Shyqyr me ne fund duhet te ishte bo me kohe tashme ne te ardhmen do kemi i vend ku ti testoj makinat e mija stage 1 & stage 2

    Përgjigju
  • Ueeeee: 04/08/2021 20:44

    I rregulluam te gjitha e ngeli F1???Edhe F1 te behet por me pare te rregullojme qe mos jemi shoqeri qe mendon ende te siguroje ushqim,veshje e shtepi,pastaj flasim per me lart. Endrrat duhen por jo endrra ne diell!!! Se termet bie s'kemi pajisje e qen;zjarr bie s'kemi kova dhe shi bie e s'kemi varka a komerdare

    Përgjigju
    • Uaaaa: 04/08/2021 21:48

      Hahaha lere mor te enderroj

  • Gimi: 04/08/2021 20:33

    Kush do bejne gare, makinat e albarent???

    Përgjigju
  • xhejms: 04/08/2021 19:50

    Jan MALLAQIE te gjitha vllai, mashtrime 3d. taos vec parfumi i bo sa i bo

    Përgjigju
  • goni: 04/08/2021 19:18

    hahahahah lot lot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?