Nga gara e Bahrein

Formula 1/ Max Verstappen e nis aty ku e mbylli, fiton garën e parë të sezonit në Bahrein! Edhe Ferrari në podium

2 Mars, 17:42| Përditesimi: 2 Mars, 18:01

  • Share

Formula 1 ka filluar sezonin e ri dhe në cirkuitin e Bahrein fitues doli Max Verstappen. Kampioni në fuqi nuk zhgënjeu dhe nga nisja në 'pole-position'  e mbylli në krye garën, duke treguar se skuadrat e tjera bënë shumë zhurmë dhe në fund asgjë sa i takon rivalitetit. 

Piloti i Red Bull tregoi edhe njëherë se skuderia austro-angleze dominon në pistë, me holandezin që la pas me 22 sekonda shokun e skuadrës, Sergio Perez, duke treguar dominimin në pistë të Red Bull.

Ferrari dukshëm ka përmirësuar makinat dhe dy pilotët e saj Carlos Sainz dhe Charles Leclerc dolën në vendet tre dhe katër, me "Kokëkuqen" italiane që merr një vend në podium dhe pikë të rëndësishme në garën për konstruktorë.

Hamilton me Mercedes merr vendin e shtatë, shumë larg nga pritshmëritë. Garë e mirë për McLaren, me Piastrin dhe Lando Norris që janë mes dhjetë më të mirëve. Edhe Fernando Alonso siguroi zonën e pikëve me Aston Martin. Për t'u përmendur gara e mirë e Georghe Russell, që çoi Mercedesin e tij në vendin e pestë pas Ferrarit.

Ndalesa e radhës (e dyta) në Botërorin e Formula 1 për sezonin e ri është pista e Arabisë Saudite, aty ku më 9 mars skuadrat do garojnë në cirkuitin e Jeddah.

Verstappen me trofeun

Renditja në Bahrein:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?