Formula 1

Formula 1/ Katër nga katër, Max Verstappen pole-position edhe në Japoni

6 Prill, 16:34| Përditesimi: 6 Prill, 16:36

  • Share

Max Verstappen s'ka rivalë edhe në Japoni. Në cirkuitin e Suzukës tre herë kampioni i botës ka dominuar garën dhe me 1 minutë, 28 sekonda dhe 197 të mijëtat merr vendin e parë për garën që fillon nesër në 07:00 (me atë shqiptare).

Kjo është gara e katërt e këtij sezoni në Formula 1 dhe për Çmimin e Madh të Japonisë sërish holandezi do e fillojë nga vendi i parë. Pas tij piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez.

Lando Norris me McLaren në pozicionin e tretë, ndërsa Ferrari vetëm në vendin e katërt me Carlos Sainz. Leclerc u rendit në vendin e tetë. Hamilton me Mercedes në pozitën e shtatë.

Pas tre garave të zhvilluara këtë sezon, paçka se Çmimin e Madh të Australisë nuk mundi ta mbyllte për shkak të problemeve në makinë, Verstappen vijon kryesimin e renditjen.

Renditja e nisjes së garës

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?