Charles Leclerc

Formula 1/ Ferrari dominon në provat zyrtare të Las Vegasit, Leclerc niset nga vendi i parë

18 Nëntor 2023, 13:26| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 13:27

  • Share

SHBA - Charles Leclerc me Ferrarin  ka fituar "pole-position" për Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke lënë shokun e skuadrës Carlos Sainz në vendin e dytë. Sidoqoftë, Sainz duhet të heqë dorë nga pozita e dytë, kjo u për shkak të një dënimi për gabim, me Max Verstappen që do t'i bashkohet Leclerc në rreshtin e parë pasi u kualifikua si i treti.

Williams u përfaqësua në kualifikim me Alexander Albon dhe Logan Sargeant duke e përfunduar seancën në vendin e gjashtë dhe të shtatë. Mes betejës së tyre për vendin e dytë në kampionatin e pilotëve, Sergio Perez dhe Lewis Hamilton nuk arritën të arrinin në sesionin Q3 pasi u larguan në segmentin e dytë.

McLaren pësoi një seancë katastrofike pasi Lando Norris dhe Oscar Piastri nuk arritën të përparonin në segmentin e parë kualifikues. Gara e Las Vegas zhvillohet nesër në orën 7 të mëngjesit me orën shqiptare.

Shikoni rezultatet e plota më poshtë:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?