Gara e Formula 1 në Kinë

Formula 1, Daniel Ricciardo triumfon në Kinë, zhgënjejnë Hamilton dhe Vettel

15 Prill 2018, 10:31| Përditesimi: 15 Prill 2018, 11:07

  • Share

Daniel Ricciardo fiton garën për çmimin e madh të Kinës në Formula 1 duke mbërritur në finish përpara të gjithëve. Piloti Australian ka dhuruar spektakël me dy parakalimet e tij ndaj Hamilton dhe Bottas. Në vend të dytë e mbylli garën Bottas dhe i treti Kimi Raikkonen i Ferrarit.

Keqardhja më e madhe në këtë garë është për gjermanin e Ferrarit Sebastian Vettel i cili u rendit në vend të 8-të edhe për shkak të një kontakti të çmendur me makinën e pilotit Vershtapen që më pas u penalizua. E diel pa fat për Vettel por që pas tre garave mban vendin e parë në klasifikimin për pilotë me 54 pikë i ndjekur nga britaniku Luis Hamilton.

Formula 1, Daniel Ricciardo triumfon në Kinë, zhgënjejnë Hamilton dhe Vettel
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?