Formula 1

Formula 1/ Ndalni Verstappen, piloti i Red Bull niset i pari edhe në Spanjë

4 Qershor 2023, 13:31| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 13:47

  • Share

Formula 1 do zhvillojë këtë të diel Çmimin e Madh të Spanjës. Në orën 15:00 në pistën e Barcelonës në Katalonjë, i pari do niset piloti i Red Bull, Max Verstappen. Holandezi duket se po vendos diktatin këtë sezon, duke merituar edhe poleposition pas provave zyrtare të së shtunës.

Me kohën 1:12.272, Verstappen ka pas Carlos Sainz të Ferrarit dhe Norris të McLaren. Hamilton vetëm në vendin e pestë. Ky është poleposition i 24 i arritur nga holandezi në karrierën e tij në F1 dhe i dyti radhazi në Montmelo.

Garë stresuese për LeClercun e Ferrarit, me probleme në kontrollin e njëvendëshes së tij që në fillim. Megjithë përpjekjet e dëshpëruara të drejtuesve të skuadrës së kuqe, teksa i ndërruan edhe gomat, ai nuk ishte në gjendje të jepte kohën e duhur për të arritur kualifikimin në sesionin e dytë të provave.

Së bashku me pilotin nga Monaco, të eliminuar në sesionin e parë të provave zyrtare të Çmimit të madh të Spanjës, ishin edhe Bottas, Magnussen, Albon dhe Sargeant.

PROVAT ZYRTARE:

Rreshti i parë

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Carlos Sainz (Ferrari)

Rreshti i dytë

  1. Lando Norris (McLaren)
  2. Pierre Gasly (Alpine)

Rreshti i tretë

  1. Lewis Hamilton (Mercedes)
  2. Lance Stroll (Aston Martin)

Rreshti i katërt

  1. Esteban Ocon (Alpine)
  2. Nico Hulkenberg (Haas)

Rreshti i pestë

  1. Fernando Alonso (Alpine)
  2. Oscar Piastri (McLaren)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?