Kombëtarja

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho me pesë ndryshime, Uzuni dhe Daku nga minuta e parë

20 Nëntor 2023, 19:18| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 19:47

  • Share

Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.

Trajneri Sylvinho ka bërë edhe vendosjen në fushë, teksa është zbardhur edhe formacioni. 4-3-3 do jetë skema e brazilianit, teksa pesë janë ndryshimet nga ndeshja e barazuar 1-1 kundër Moldavisë në Chisinau tre ditë më parë.

Strakosha në portë, Balliu në mbrojtje, Bare në mesfushë dhe Uzuni e Daku në sulm, këta janë emrat që kanë marrë një fanellë titullari për sot. Nga ana tjetër, trajneri Hakan Ericson i Ishujve Faroe luan me skemën 4-1-4-1.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj; Asllani, Bare, Bajrami; Uzuni, Asani, Daku Trajner: Sylvinho


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?