FC Ballkani

FORMACIONI ZYRTAR/ Ilir Daja me 3 mungesa në Turqi, "skicohen" titullarët në Conference League

6 Tetor 2022, 16:54| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 16:59

  • Share

Kampionët e Kosovës, Ballkani luan sot në 18:45 me Sivasspor në transfertë për ndeshjen e tretë në grupin G të Conference League. Trajneri Ilir Daja ka disa mungesa të rëndësishme në ekip, duke bërë edhe vendosjen në fushë. Astrit Thaqi, Kapiteni Edvin Kuc dhe Nazmi Gripshi e kanë të pamundur të jenë në fushë, me Ballkanin që kërkon të shkëpusë një tjetër pikë në këtë kompeticion, pas barazimit 1-1 me Cluj.

Pas dy ndeshjeve të para në Conference League, Ballkani mban vendin e tretë me një pikë, aq sa Cluj që renditet në fund. Tabelën e kryesojnë Slavia e Pragës dhe Sivasspor me katër pikë. Kujtojmë se veç barazimit me Cluj, Ballkani humbi në Çeki me Slavia.

Formacioni i Ballkanit:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani Trajner: Ilir Daja

Mungesa: Astrit Thaqi, Edvin Kuc, Nazmi Gripshi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?