Kombëtarja shqiptare

FORMACIONI/ Reja rrotacion në Kombëtare, Skuka e nis nga minuta e parë! Emra nga Superliga përballë Armenisë

18 Nëntor 2022, 15:58
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunë në 17:30 kundër Armenisë. Në "Air Albania" kjo është miqësorja e dytë në tre ditë, pasi kuqezinjtë e Rejas humbën 1-3 kundër Italisë në 16 nëntor. Në lidhje me sfidën kundër armenëve, trajneri Reja pritet të ndryshojë shumicën e lojtarëve nga ndeshja e fundit.

Në portë pritet të luajë Kastrati, teksa në mbrojtje Gurishta dhe Ardjan Bajrami nga minuta e parë. Balotazh mes Mihaj dhe Kumbullës në qendër, duke parë problemet fizike për mbrojtësin e Romës. Me skemën 3-5-2, mesi i fushës pritet të jetë për Hadroj, Hysaj, Çokaj, Asllani dhe Laçi. Në sulm Muçi dhe Skuka. Kujtojmë se Broja, Roshi dhe Uzuni nuk janë të gatshëm dhe janë larguar drejt klubeve të tyre pas ndeshjes me Italinë.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (3-5-2): Kastrati; Gurishta, Bajrami, Kumbulla (Mihaj); Hadroj, Hysaj, Çokaj, Asllani, Laçi; Muçi, Skuka

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?