Kombëtarja në stërvitje

Formacioni/ Ndryshime në momentet e fundit, Sylvinho i beson Armando Brojës nga minuta e parë

21 Mars, 21:29| Përditesimi: 21 Mars, 21:46

  • Share

Nesër (e premte) duke nisur nga ora 20:45 në "Ennio Tardini" të Parmës në Itali, kombëtarja shqiptare e futbollit do përballet në miqësore kundër Kilit.

Trajneri Sylvinho duket se ka ndryshuar mendje në seancën e fundit stërvitore në tokën italiane këtë mbrëmje dhe pritet që t'i besojë Armando Brojës një fanellë titullari.

Pjesa tjetër e ekipit do jetë e njëjtë me ato të kualifikueseve, teksa shihet Mihaj në mbrojtje krah Gjimshitit.

Me skemën 1-4-2-3-1, Sylvinho tregon se për të nuk ka duele miqësore. Pritet që në Parma të ketë më shumë se 16 mijë tifozë, ndërsa trajneri do u japë minutave edhe elementëve që ka në stol.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Seferi, Broja Trajner: Sylvinho

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?