Albi Doka dhe Gledi Mici

Formacioni/ Metamorfoza e Tiranës, Orges Shehi ndryshon ekipin në Conference League

12 Korrik 2023, 15:35
  • Share

Tirana luan të enjte (13 korrik) me Dinamo Batumin, për turin e I kualifikues në Conference League. Ndeshja merr jetë në 20:00 në "Air Albania", me bardheblutë që kërkojnë suksesin në shtëpi.

Këtë dritare të merkatos, Tirana ka ndryshuar fytyrë duke bërë shumë afrime të reja. Në portë projektohet Selmani, më pas në mbrojtje Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Mici, teksa bie në sy se prapavija ka ndryshuar totalisht.

Mesi i fushës është për Deliun, Jonuzin dhe Hilën, me Fjoartin që është prurje e re. Edhe në sulm shihet Latifi i afruar këtë merkato, ndërsa Abazaj dhe Hasani do kërkojnë golat.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (4-4-3): Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari (Lulaj), Mici; Deliu, Jonuzi, Hila; Abazaj, Latifi, Hasani Trajner: Orges Shehi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?