Lautaro dhe Ronaldo

Formacioni më i dobët i Botërorit, Lautaro dhe Cristiano Ronaldo pjesë e 11-shes

20 Dhjetor 2022, 16:55| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 16:54

  • Share

Botërori "Katar 2022" uli siparin me Argjentinën që u shpall kampione bote në finale, pas triumfit kundër Francës. Veç formacionit më të mirë të eventit, në Kroaci i kanë dhënë zë edhe 11-shes më të dobët në këtë turne. Për paraqitjet në fushë apo pritshmëritë që disa kombëtare kishin për lojtarët, Ronaldo dhe Lautaro janë mes dështimeve. Dy lojtarë nga Senegali, dy nga Polonia dhe dy nga Australia janë në listë, teksa padyshim spikat Lautaro Martinez që edhe pse u shpall kampion bote humbi shumë raste në finale.

Formacioni më i dobët:

Mendy (Senegal) – Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Dest (SHBA), Bereszynski (Poloni) – Irvine (Australi), In-B Hwang (Koreja e Jugut), Vargas (Zvicër), Leckie (Australi) – Ronaldo (Portugali), Lautaro (Argjentinë).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?