KATAR 2022/ Spanja 'tërmet 7 ballësh' në Botëror, Furia e Kuqe 'shkërmoq' Kosta Rikën! Alarmohet Gjermania (VIDEO)

23 Nëntor 2022, 18:58| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 21:04

  • Share

Spanjë 7-0 Kosta Rika (Olmo 11', Asensio 21', Ferran Torres 31', 54', Gavi 74', Soler 90', Morata 90+2')

Spanja fitoi 7-0 me Kosta Rikën në ndeshjen e vlefshme për grupin E të Botërorit Katar 2022. "Furia e Kuqe" nuk e vendosi asnjëherë në diskutim këtë duel, duke shënuar që në minutën e 11 me Dani Olmo. Në pjesën e parë Spanja e Luis Enrique do gjente edhe dy herë të tjera golin, me Asensio në minutën e 21 dhe Ferran Torres në të 31 minutë.

Pjesa e dytë është luajtur me të njëjtën ritëm. Torrës në minutën e 54 gjeti dopietën personale. Më pas Gavi në minutën e 74 shënoi golin e pestë, teksa Soler në të 90 minutë shënoi për 6-0. Në minutën e dytë shtesë kishte vend edhe për Moratën, që vuloi fitoren e madhe të spanjollëve.

Me këtë fitore Spanja merr kreun e grupit E me tre pikë, aq sa ka edhe Japonia. Gjermania dhe Kosta Rika qëndrojnë në vendet 2 dhe 3 me zero pikë. Kujtojmë se Gjermania humbi kundër Japonisë në këtë grup.

Renditja:

Golat:

Ora 21:11
Fitorja 7-0 hyn në histori, Spanja thyen rekorde në Kupën e Botës! Gavi krah Pele

Spanja fitoi 7-0 me Kosta Rikën në grupin E të Kupës së Botës "Katar 2022". Kjo fitore është më e thella për "Furinë e Kuqe" në eventet e mëdha. Spanja e Luis Enriques thyen rekordin e Kupës së Botës "Francë 1988" kur në ndeshjen hapëse për të, Spanja fitoi 6-1 me Bullgarinë.

Veç saj, një nga golat e kësaj të mërkure për Spanjën e gjeti edhe Gavi, talenti 18 vjeçar i Barcelonës. Mesfushori debutoi në Kupën e Botës si lojtari më i ri në historinë e Spanjës. Me golin e tij, Gavi bëhet golashënuesi i dytë më i ri në historinë e Kupave të Botës, i tejkaluar vetëm nga legjenda Pele që shënoi në Suedi në vitin 1958, kur kishte 17 vjeç e 249 ditë.

Ora 18:37
VIDEO/ Poker nga Spanja, 18 vjeçari Gavi shënon fluturimthi

Spanjë 5-0 Kosta Rika. Spanjollët shënojnë golin e pestë me Gavin. Në minutën e 74 asisti i Moratas shfrytëzohet bukur nga 18 vjeçari i Barcelonës.

 

Ora 18:16
VIDEO/ Poker spanjoll, 'Furia e Kuqe' shkërmoq Kosta Rikën! Shënohet goli i 4

Spanjë 4-0 Kosta Rika. Ferran Torres shënon golin e katërt në minutën e 54. Dopietë nga sulmuesi i Barçës, teksa Spanja "shkërmoq" kundërshtarët.

 

Ora 17:31
VIDEO/ 30 minuta lojë, Spanja i shënon 3 gola Kosta Rikës

Spanja 3-0 Kosta Rika. Ferran Torres gjen golin e tretë për Spanjën nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Ora 17:22
VIDEO/ Aksion model nga Spanja, Asensio gjen golin e dytë! Kosta Rika kthehet me 'këmbë në tokë'

Spanjë 2-0 Kosta Rika. Asensio shënon golin e dytë te Spanja. Pas nje aksioni të bukur në minutën e 21, Jordi Alba pason për Asension, që me një të majtë kalon Navas.

 

Ora 17:14
VIDEO/ 11 minuta lojë, Spanja gjen golin e parë në Botëror! Tiki-taka mahnit tifozët

Spanjë 1-0 Kosta Rika. Skuadra e Luis Enrique ka kaluar në avantazh me Dani Olmo në minutën e 11 të takimit. Kombinime perfekte dhe tiki-taka nga spanjollët, që realizojnë një gol të bukur.

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?