Goli i Rashford

KATAR 2022/ Derbi britanik flet për Anglinë, Tre Luanët 'kafshojnë 3 herë' Uellsin dhe kalojnë në 1/8 e Kupës së Botës (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 21:55| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 22:18

  • Share

FT/ Uells 0-3 Angli (Rashford 50', 68', Foden 52')

Anglia fitoi 0-3 me Uellsin në grupin B të Kupës së Botës. Ndeshja e fundit e grupit e zhvilluar në "Ahmad bin Ali" në Al Rayyan foli për djemtë e Southgate, me Uellsin që mbijetoi vetëm në pjesën e parë. Skuadra e Anglisë mposht kështu rivalin britanik, teksa marrin një biletë për në 1/8 e Kupës së Botës duke nxjerrë nga kompeticioni uellsianët e Gareth Bale.

Pjesa e parë u zhvillua e fortë në mesin e fushës, me dy skuadrat që nuk ia dolën të gjenin golin. Në 45 minutët e dyta Anglia rezervoi tre gola. Do duhej minuta e 50 që Rashford të shënonte me një perlë nga goditja e dënimit, teksa vetëm dy minuta më vonë, Foden mbylli llogaritë e ndeshjes.

Në të 68 minutë sërish Rashford me dopietën e tij i dërgoi shifrat në 3-0. "Tre Luanët" kalojnë më tej në fazën me eleminim direkt si kokë e grupit me 7 pikë, teksa edhe SHBA me 5 pikë kualifikohet në grupin B. Irani dhe Uellsi do duhet të marrin avionin e largimit nga Doha.

VIDEO:

Renditja:

Ora 21:30
VIDEO/ Dopieta e Rashford 'likuidon' Uellsin, Anglia si kokë grupi në Kupën e Botës

68' / Uells 0-3 Angli. Marcus Rashford shënon golin e tretë te Anglia. Sulmuesi i United merr një top të bukur nga Philips, teksa para se të ndalte sferën në rrjetë e kaloi poshtë këmbëve të portierit të Uellsit. Dopietë nga Rashford.

Ora 21:10
VIDEO/ 2 gola në dy minuta, Anglia befason Uellsin në pjesën e dytë

52' / Uells 0-2 Angli. "Tre Luanët" gjejnë dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Në të 50 minutë Rashford hapi serinë e golave me një perlë nga goditja e dënimit, teksa në të 52 minutë Foden përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Uellsit për të dërguar rezultatin në 0-2.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?