Foto ilustruese

Formacionet zyrtare/ Ballkani i Ilir Dajës kërkon shkëputjen, stadiumi i tejmbushur në Prishtinë

13 Tetor 2022, 19:37| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 19:46

  • Share

Ballkani dhe Sivasspor luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e katërt në Conference League. Sfida e "Fadil Vokrrit" vlen për grupin G, me vendasit e Ilir Dajës që një javë më parë fituan 3-4 në Turqi po me këtë kundërshtar.

Trajnerët Daja dhe Calimbay kanë zbardhur edhe rreshtimet në fushë, me kampionët e Kosovës që luajnë me skemën 4-3-3. Pas tre ndeshjeve të para, dy skuadrat kanë katër pikë në klasifikim. Një javë më parë "portokallinjtë" shkruan historinë duke fituar për herë të parë në një kompeticion të UEFA.Stadiumi "Fadil Vokrri" sot do jetë në kapacitetin maksimal.

Formacionet zyrtare:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?