Mbërritja e lojtarëve në stadium

FORMACIONET/ Vllaznia e pret Tiranën me kuaj dhe festë, titullarët e 'Klasikes' së futbollit shqiptar

2 Mars, 16:20| Përditesimi: 2 Mars, 16:46

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit luan sot dy ndeshjet e radhës për raundin e 26-të. Në 17:00 në "Loro Boriçi" të Shkodrës vendasit e Vllaznisë ndeshen me Tiranën në "Klasiken" e futbollit shqiptar.

Tanimë skuadrat janë në stadium dhe impianti ka filluar të mbushet me tifozët, një ndeshje kjo që shpesh herë ka krijuar edhe trazira mes tifozëve. Në klubin shkodran një event i tillë është paraprirë me një festë, teksa ekipi i Vllaznisë është shoqëruar me kuaj në stadium.

Me qëllimin për të ringjallur sportin e hipizmit, në Shkodër kanë një ide origjinale për promovimin. Përpara ndeshjes, trajnerët Qatip Osmani dhe Erbim Fagu kanë publikuar edhe formacionet, ndërsa në stadium vijoi festa me disa këngëtarë.

Veç Vllaznia - Tirana, në Durrës luhet një sfidë tjetër derbi, ajo mes Teutës dhe Erzenit.

Formacionet e Vllaznia - Tirana:

Vllaznia: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj Trajner: Qatip Osmani

Tirana: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni, Lushkja, Latifi, Abazaj Trajner: Erbim Fagu

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?