Scamacca dhe Mancini

GOLAT/ Roma fiton 0-1 me Milanin, Atalanta 'zhdëp' me tre gola Liverpoolin në Angli! Në Europa League fitojnë Benfica dhe Leverkusen

11 Prill, 22:58| Përditesimi: 11 Prill, 23:02

  • Share

Europa League zhvilloi këtë të enjte katër ndeshjet e para çerekfinale. Përballja italiane shkoi për Romën, me djemtë e De Rossit që mposhtën 0-1 Milanin. Leverkusen dhe Benfica gjithashtu fituan, por në shtëpi. Befasinë e madhe e bëri Atalanta e Gjimshitit, që befasoi 0-3 Liverpoolin në "Anfield". Tanimë kualifikimi për në fazën gjysmëfinale do vendoset më 18 prill kur luhen edhe ndeshjet e kthimit.

Në "San Siro" dueli mes italianëve foli për Romën, që u tregua më europiane me golin e Mancinit në minutën e 17-të të ndeshjes. Një krosim nga Dybala u shfrytëzua nga mbrojtësi që i dha një sukses të rëndësishëm të tijve në aktin e parë kundër Romës.

Në Gjermani, Leverkusen fitoi 2-0 kundër West Ham dhe paçka golave në fundin e ndeshjes me Hofmann dhe Boniface "Aspirinat" dominuan takimin me lojë dhe raste.

Befasinë e kësaj mbrëmjeje e bëri Atalanta duke fituar 0-3 kundër Liverpoolit dhe hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar më tej.

Europa League, faza çerekfinale - ndeshjet e para:

E enjte, 11 prill 2024 - 21:00

VIDEO/ Milan 0-1 Roma (Mancini 17')

Bayer Leverkusen 2-0 West Ham (Hofmann 83', Boniface 90+1')

VIDEO/ Benfica 2-1 Marseille (Rafa Silva 16', Di Maria 52' / Aubameyang 67')

VIDEO/ Liverpool 0-3 Atalanta (Scamacca 38', 61', Pasalic 83')

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?