Foto ilustruese

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

28 Mars, 20:06| Përditesimi: 28 Mars, 20:09

  • Share

TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot është shënuar një ulje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari amerikan u ul me me 0.65 lekë dhe këmbehet me 95.87 lekë kundrejt 96.52 lekë që u këmbye dje.

Ndërsa euroja sot këmbehet me 103.47 lekë, me një ulje prej 1.16 lekë në këmbim me dje, kur monedha europiane u këmbye me 104 lekë.

Paundi britanik sot këmbehet 120.93, dukë pësuar një ulje me 1.01 lekë nga dita e djeshme.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.93 lekë, ose 0.71 lekë më pak se një ditë më parë.

Luhatjet në kursin e këmbimit kanë qenë të vazhdueshme prej më shumë se 1 vit, dhe zhvlerësimi më i madh i valutave ndodhi në pikun e sezonit veror vjet për shkak të fluksit të turistëve.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Forcaleku: 15/04/2024 14:37

    Sa Te forte e bani ju . Po forcohet leku hajde eksperte hajde, sikur eshte euro noj lek afrikan. Ne gjitha shtetet ne zhvillim bie leku vendas sepse kshtu eshte politika monetare e vendit ne zhvillim dhe rrisin vleren e valutave te huaja perendimore meqellim te terheqin investitore te huaj kurse shqipria ben anapulla. Si gjithmone. Kjo eshte vjedhje more zoterinje jo forcim leku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?