Forcohet leku, euro zbret në nivelin më të ulët për 2024! Ja sa u këmbye sot

19 Mars, 18:00| Përditesimi: 19 Mars, 18:03

  • Share

Leku po fuqizohet në ditët e fundit duke bërë që euro ti kthehet vlerave më të ulta të regjistruara përgjatë këtij viti.

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro sot është këmbyer me 103.2 lekë, nga 104.7 lekë që ishte në fillim të muajit janar. Ndërsa dollari prej kohësh po këmbehet në nivelin 95 lekë.

Ky zhvlerësim i valutave përballë monedhës vendase sipas institucioneve po vjen për shkak të numrit të lartë të turistëve dhe fluksit në rritje të remitancave dhe investimeve të huaja.

Ky realitet i ri i kursit të këmbimit edhe pse po ndikon pozitivisht në mbajtjen në kontroll të inflacionit, nga ana tjetër po zhvlerëson eksportet, duke bërë që fitimet e kompanive të ulen.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?