Foto ilustruese

Forcohet dollari ndaj lekut, euroja humb terren! Kursi i këmbimit sot

3 Tetor 2023, 15:05| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 15:12

  • Share

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.19 lekë dhe këmbehet me 101.14 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.33 lekë dhe këmbehet me 106.06 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.76 lekë, duke u zbritur  në kuotën 122.14 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 109.77 lekë, ose 0.90 lekë më pak se ditën e hënë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonal, që aktualisht shoqërohen me prurje më të lartë të valutës, në vendin tonë.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?