Forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, Ministria e Shëndetësie: Paraprijmë çdo skenar të mundshëm nga COVID-19

2 Shtator 2020, 13:55| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 14:06

  • Share

Koronavirus do të jetë prezent të paktën edhe për sezonin vjeshtë-dimër dhe për këtë arsye qeveria po përgatitet për çdo skenar të mundshëm. Kjo ka sjellë investimet dhe përgatitjen e infrastrukturës dhe ekipeve mjekësore të spitaleve rajonale në rrethe në mënyrë që të përballojnë një fluks të lartë të rasteve me COVID-19 nëse 4 spitalet COVID të përcaktuar për trajtimin e këtyre rasteve janë të tejmbushura dhe tejkalohet numri 500 i pacientëve të shtruar që janë planifikuar të mbajnë ato.

Gjatë një inspektimi në spitalin e Fierit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi punën dhe investimet të bëra në të.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen për mjekët dhe infermierët, nëpërmjet rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës. 

“Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do të mungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, për të vijuar mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës. Ashtu sikurse e kemi treguar në këto vite, kemi përmirësuar rrënjësisht sistemin shëndetësor në çdo spital, në çdo qendër shëndetësore," tha Manastirliu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 02/09/2020 14:11

    Hahaha o na kenaqe o Manastirliu, je e madhe. Ik firmos ndonje tender lavanterie apo ushqimesh, e je ne rregull.

    Përgjigju
  • Vlore: 02/09/2020 14:03

    Rrofte Corona se skishin pare me sy spitalet me gjerate mira gjera te bukura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?