Forcimi i lekut, Sejko: S’ndërhyjmë, po frenohet inflacioni! Duhet kujdes, zhvlerësimi i monedhave do vazhdojnë

4 Tetor 2023, 17:21| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 19:01

  • Share

Çmimet po ulen thotë Banka e Shqipërisë, pavarësisht se rënia e inflacionit është ngadalësuar në muajit e fundit.

Në konferencë për mediat guvernatori Gent Sejko tha se në mbajtjen në kontroll të inflacionit po ndikon edhe forcimi i lekut. Aktualisht euro po këmbehet në tregun valutor rreth vlerës 106 lekë, ndërkohë që ka luhatje të vazhdueshme.

Inflacioni vijoi të shënojë rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive prej 4.2% dhe 4% në muajt korrik e gusht. Rënia e inflacionit u diktua nga rënia e inflacionit të importuar. Rënia e inflacionit të importuar pasqyroi stabilizimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e kursit të këmbimit të lekut gjatë viteve të fundit”, tha Sejko.

Guvernatori tha se luhatjet në kursin e këmbimit do të vazhdojnë, ndaj operatorët e tregut duhet të tregohen të kujdesshëm, por sqaroi se banka qendrore nuk do të ndërhyjë në treg pasi forcimi i lekut po mban në kontroll çmimet.

“Tregu valutor ka qenë dhe do të mbetet subjekt i luhatjeve afatshkurtra. Për këtë arsye, të gjithë operatorët e tregut valutor duhet të jenë të kujdesshëm në aktivitetin e tyre, duke shmangur marrjen e ekspozimeve të panevojshme ndaj rrezikut të kursit të këmbimit”, tha Sejko.

Në mbledhjen e Këshilli i Bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%, ndërsa pret që inflacioni të kthehet në objektiv prej 3% në mesin e vitit të ardhshëm.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptaru: 04/10/2023 20:12

    Po nuk je zedhenes i qeverise o palo guvernator por je administrator i bankes te shqiptareve. Cilat cmime jane ulur? Karburantet qe jane ngritur? Mallrat e shportes qe po rriten perdite? Fruta Perimet apo bulmeti? Po si nuk e the qe eshte paraja e piset ajo qe zhvlereson monedhat e huja dhe qe po shkateron konkurencen e ndershme. Turp per ty.

    Përgjigju
  • Toni: 04/10/2023 17:52

    O governator idiot. Federal Reserve, ECB, BOE, BOA,BOC e shume banka te tjera ne bote vazhdojne ta ngrejne normen e interesit per te luftuar inflacionin, e ti rri ne vendnumero. Ku i gjejne keta gomere mor aman.

    Përgjigju
    • Gent Kar Sejko: 04/10/2023 19:37

      Po ku di ky nga kto mo vlla. Ky eshte nje cope injoranti qe ai te gjithe di vetem te vjedh.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?