Forcimi i dollarit, BB: Rrezikon borxhin, rrit inflacionin! Në Shqipëri këmbehet me 118 lekë 106 lekë në janar

29 Gusht 2022, 17:24| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 17:30

  • Share

Dollari amerikan është forcuar me 11% në tregjet ndërkombëtare që prej fillimit të vitit, dhe për herë të parë në parë në dy dekada ka tejkaluar euron. Në një vlerësim të bërë nga Banka Botërore për forcimin e dollarit në raport me monedhat e tjera theksohet se kjo ka ardhur për shkak të kërkesës së fortë për dollarë në tregjet e huaja në kushtet kur lufta në Ukrainë ka krijuar rrezik masiv gjeopolitik dhe paqëndrueshmëri.

Shqetësimi kryesor që ngrihet për forcimin e dollarit ka të bëjë me lëkundjen e tavaneve të borxhit të marrë në dollarë, kur shteti përdor një monedhë tjetër. Madje një rritje e mëtejshme e dollarit mund të cenonte edhe mbledhjen e të ardhurave.

‘Teksa dollari bëhet më i fortë në krahasim me monedhat e tjera, pagesa e detyrimeve bëhen shumë më të shtrenjta për sa i përket monedhës vendase’, thuhet në vlerësimin e ekspertëve të Bankës Botërore.

Në afat të shkurtër, një dollar i fortë mund të godasë edhe tregtinë pasi çmimet referencë të shumë mallrave e në veçanti të karburantit kuotohen në dollarë, e për pasojë mallrat që blihen do të kushtojnë më shumë duke ndikuar në rritjen e inflacionit.

'Ndërsa dollari forcohet, importet bëhen të shtrenjta, duke i detyruar kështu firmat të reduktojnë investimet e tyre ose të shpenzojnë më shumë për importet thelbësore', thuhet në analizën e Bankës Botërore.

Nga ana tjetër Rezerva Federale e SHBA sipas Bankës Botërore po rrit normat e interesit, dhe në të njëjtën kohë edhe bankat e tjera qendrore duhet të rrisin normat e tyre për të qëndruar konkurruese dhe për të mbrojtur monedhën e tyre. Kjo rritje e normave rrit koston e huamarrjes së brendshme.

Aktualisht në Shqipëri forcimi i dollarit kundrejt lekut po sjell rritje të çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore, që ne i blejmë në tregjet e huaja me dollarë, pasi për të njëjtat mallra paguajmë më shumë për shkak të rritjes së vlerës së dollarit. Në pikat e këmbimit valutor sot dollari është 118.5 lekë, ndërsa euro po këmbehet me 117.5 lekë. Vlera e dollarit është rritur me 11.64 lekë në krahasim me janarin e këtij viti.

Ndërsa sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari po u blihet qytetarëve mesatarisht me 117.19 lekë dhe po ju shitet me 118.17 lekë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?