Forcat zjarrfikëse nga Tirana, Lezha e Mirdita në Laç për të shuar flakët: Situata e rrezikshme ka kaluar

23 Gusht 2023, 10:15| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:20

  • Share

 

Forcat zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita dhe Tirana janë nisur angazhuar për të shuar flakët që kanë përparuar në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit.

Kreu i zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj bëri të ditur se tashmë situata e rrezikshme ka kaluar dhe dhe ëshë fikur vatra e zjarrit tek kisha lart ndërsa po punohet për të izoluar vatrat e tjera të zjarrit.

“Pylli është me pisha dhe zjarri merr masa të shpejta. Situata e rrezikshme ka kaluar. Po punojmë për të shuar vatrat e vogla” tha ai sot paradite në një prononcim për median.
 


Lajmi kryesor:

Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit, vetëm 1 vatër aktive! 93 ha tokë e djegur, helikopteri bëri 45 fluturime


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?