Forcat RENEA në 'aksion për shpëtim pengjesh në Dubai', garë me 73 Forca Speciale

4 Shkurt, 16:18| Përditesimi: 4 Shkurt, 19:00

  • Share

Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA, kanë zhvilluar një stërvitje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjashtë efektivë janë bërë pjesë e konkursit “Swat challange” për të treguar aftësitë e tyre.

Deri më tani, është zhvilluar faza e parë e testimit, ajo e garës teknike. 

Në këtë organizim marrin pjesë 73 forca speciale nga e gjithë bota.

Më pas sfidat do të jenë edhe për situate të ndryshme ku në fund të garës do të ndahen edhe çmimet

Forcat RENEA, ashtu si dhe forcat e tjera, do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keci: 04/02/2024 17:41

    Shumë mirë RENEA. Por duhet me i'a kaluar shkieve në çdo disiplinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?