Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

24 Janar 2021, 20:34| Përditesimi: 24 Janar 2021, 20:45

  • Share

Thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, këtë të diel iu përgjigjën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Nuk është hera e parë që Policia e Shtetit i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të ndihmuar një kategori kaq në nevojë për gjakun siç janë fëmijët talasemikë.

“Me gjithë situatën e rënduar nga COVID-19, dhurimi i gjakut nuk është diçka e vështirë apo e pamundur, pasi duhet që ne të ndihmojmë me gjakun tonë këtë grup njerëzish për të jetuar normal si ne. Në thelb të misionit të Policisë së Shteti janë humanizmi dhe sakrifica dhe në këtë kontekst u realizua dhe dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë.” – thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit në lidhje me këtë akt dhurimi të gjakut.

 

Edhe në ditët e ardhshme, nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit është paralajmëruar se do të vijojë dhurimi vullnetar i gjakut për fëmijët talasemikë. Pavarësisht se ndërgjegjësimi i popullatës ka ardhur gjithmonë e në rritje në lidhje me dhurimin e gjakut për talasemikët, sërish nevojat vijojnë të jenë të mëdha. Angazhimi i Policisë së Shtetit në fushata të tilla është padyshim një mesazh i rëndësishëm jo vetëm për institucionet e tjera shtetarore, por edhe vetë popullatën.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?