Forcat e Armatosura, Xhaçka: Pas maturantëve, studentët që kanë bërë një fakultet mund të ndjekin studimet për oficer

7 Shtator 2020, 12:18| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 12:27

  • Share

Tashmë të gjithë rinjtë që kanë përfunduar një program bachelor në një fakultet kanë mundësinë për të ndjekur studimet në Shkencat Ushtarake e për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se kjo është një mundësi e mirë jo vetëm për maturantët por për të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë tu bashkohen forcave të armatosura.

Pas aplikimit për këtë vit, të rinjtë kanë kryer dhe provën fizike që do tu japë të drejtën atyre për të nisur kursin 1-vjeçar të oficerit.

"Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë në uniformë. Krahas mundësive për maturantët që duan të ndjekin studimet në Shkenca Ushtarake dhe atyre që duan të shërbejnë si ushtarë, një mundësi e jashtëzakonshme u ofrohet edhe atyre që i kanë përfunduar tashmë studimet bachelor në çfarëdo degë. Këta të fundit u testuan fizikisht përpara se të nisin Kursin 1-vjeçar të Oficerit dhe të bëhen pjesë e FA" - shkruan ministrja në Facebook.

Këtë vit u ofruan 60 të drejta studimi për Oficer të ri, për të gjithë ata studentë që kanë përfunduar një fakultet tjetër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?