Bota

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Rusët po ripozicionohen në jug

12 Prill 2022, 05:46| Përditesimi: 12 Prill 2022, 05:47

  • Share

Rusët po ripozicionohen në pjesën jugore të lumit Bug dhe në kufirin me rajonin Kherson, në Ukrainën jugore. 

Kjo u deklarua në Facebook nga komanda operacionale "Jugore" e forcave të armatosura të Ukrainës, siç shkruan Ukrinform, duke raportuar "shumë raste dezertimi në njësitë e armikut". 

"Në zonën e Nikolaevit, vazhdon komanda jugore, disa rusë të maskuar në tre makina civile janë përpjekur të pretendojnë se janë një grup lokalësh të evakuuar për të kryer sabotim. Ata u përpoqën të na sulmonin, por pasi u zbuluan, u desh të iknin”. 

Së fundi, "situata pranë bregdetit ukrainas të Detit të Zi është e tensionuar, por e pandryshuar" dhe "mundësia e sulmeve me raketa nga flota armike" nuk përjashtohet.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?