Flamuri i Nigerisë

​Forcat Ajrore Nigeriane: Vramë dy terroristë kryesorë të grupit ISIS

7 Nëntor 2022, 20:03| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 20:00

  • Share

Forca Ajrore Nigeriane deklaruan të hënën se kanë vrarë anëtarët kryesorë të grupit terrorist ISWAP ose ndryshe të quajtur ISIS gjatë sulmeve ajrore në verilindje.

Në një deklaratë, zëdhënësi i forcave ajrore, Edward Gabkwet, tha se komandantët e ISWAP Ali Kwaya dhe Bukar Mainoka u neutralizuan gjatë një operacioni pranë liqenit Çad. Ata ishin anëtarë të të ashtuquajturit këshilli konsultativ i grupit.

Grupi, i lidhur me grupin terrorist Daesh/ISIS, është kryesisht aktiv në pellgun e Çadit dhe lufton një kryengritje të gjerë kundër shteteve të Nigerisë, Kamerunit, Çadit dhe Nigerit.

Gabkwet tha se "rruga jonë drejt fitores në verilindje mbetet në rrugën e duhur dhe ne nuk do të dorëzohemi derisa të gjitha vendet të jenë të lira nga terroristët dhe kryengritësit".

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?