'Forca Vora', inaugurohet stadiumi i ri i qytetit! Tifozët e vegjël: Tani do vijmë më shpesh, na pëlqen shumë

1 Nëntor 2022, 16:16| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 16:47

  • Share

Është inauguruar sot në Vorë stadiumi i ri i investuar nga bashkia e këtij qyteti dhe FSHF. Ky impiant ka për qëllim motivimin e ekipit për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, por sidomos ofrimin e kushteve sa më dinjitoze për tifozët që mbështesin ekipin.

“Stadiumi na pëlqen shumë. Është i mrekullueshëm. Tani do vijmë shumë shpesh,”-u shpreh një tifoze e vogël e Vorës

“Më pëlqen stadiumi është shumë i bukur,”-tha një tifoz i vogël i Vorës.

“Kjo është një mrekulli për qytetin tonë, për të gjithë banorët. Ta gëzojmë. Unë për vetë kam ardhur ti shoh ndeshjet edhe kur ishte baltë e jo më tani,”-u shpreh një tifoz besnik i Vorës.

Vora aktualisht luan në Kategorinë e Dytë, por është një pretendent serioze për t’u ngjitur në Katëgorinë e Parë.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?