FORBES publikon listën e më të pasurve, kryeson Elon Musk

1 Shtator 2023, 22:25
  • Share

Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë, të cilët kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi dhe aspektet e tjera të jetës publike.

Kreu i Teslës, Elon Musk, renditet i pari në listën që përfshin në total 2640 persona. Musk me një pasuri që vlerësohet të jetë rreth 238 miliardë dollarë, kaloi manjatin francez, Bernard Arnault, vetëm pak muaj më parë.  Pas Arnauld renditet Jeff Bezos.  Ajo që bie në sy në këtë renditje është rikthimi në 10 të parë e Mark Zuckerberg, i cili korri ndjeshëm fitime falë rritjes së aksioneve të META, raportojnë mediat e huaja.

Lista:

1.Elon Musk

2. Bernard Arnault

3. Jeff Bezos 

4. Larry Ellison

5. Warren Buffett

6. Bill Gates

7. Larry Page

8. Sergey Brin

9. Mark Zuckerberg

10. Steve Ballmer

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?