Fondet vjetore, 345 mln lekë për partitë për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së, Rithemelimi mbetet pa financim

16 Shkurt, 15:08| Përditesimi: 16 Shkurt, 19:52

  • Share

345 milionë lekë janë parashikuar  nga buxheti i shtetit për partitë politike në formën e mbështetjes financiare për vitin 2024.

Sipas përllogaritjes nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesën më të madhe të fondit e merr Partia Socialiste me mbi 151 mln leke.  Partia Demokratike vjen e dyta, me  106 mln lekë dhe e treta Partia Republikane me 18 mln lekë.

15 mln lekë shkojnë për Partinë e Lirisë ndërsa social-demokratët me 12 mln lekë.  LZHK, PBDNJ dhe PAA përfitojnë nga 8 mln lekë.

Kjo mbështetje financiare do të përfitohet vetëm në rast se partitë politike kanë dorëzuar raportin financiar për 2023-shin.

Miratimi i projekt-vendimit nga ana e KQZ u shty për të martën e 20 shkurtit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?