Fondet e fushatës, KAS pranon pjesërisht kërkesën e 2 partive politike

12 Shkurt, 15:20| Përditesimi: 12 Shkurt, 23:02

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi sot pjesërisht kërkesën e dy partive politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike.

KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, me objekt “kundërshtimin e vendimet nr. 823, datë 07.12.2023 të KSHZ “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.

Konkretisht Partia Popullore Kristiandemokrate kundërshtonte masën administrative në vlerën 1 milion lekëve.

Gjithashtu KAS shqyrtoi kërkesën e depozituar nga Partia G99, me kryetar Redi Shtino, me objekt “Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021″”.

“KAS shqyrtoi edhe ankesën e depozituar nga Partia Aleanca Popullore, me objekt  Kundërshtim i vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”. 2. Shfuqizimin e pikës 101, të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë dhe të Partisë Aleanca Popullore, vendosi ndryshimin e pikës 96 dhe 101 të vendimit nr. 823, datë 7.12.2023 të Komisionerit dhe vendosi sanksionin admministrativ gjobë, në vlerën 60.000 lekë sipas nenit 23/4, pika 1 të ligjit “Për Partitë Politike”.
Gjithashtu, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës nr. 03 depozituar nga Partia G99", njofton KQZ.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?