Foltorja: Ambasadorët e huaj të kyçen brenda ambasadave të tyre dhe mos të na bëjnë moral, Shqipërinë do e bëjmë vetë

17 Korrik 2023, 11:09| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 11:13

  • Share

Ylli Manjani, mbështetës publik i “Foltores”, ka kërkuar mbylljen në zyrë të ambasadorëve perëndimorë.

Sipas tij, ringritja e opozitës do të vijë nga shqiptarët.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim, përkundrazi, kam bindje të thellë se ambasadorët e SHBA e Britani janë përdorur nga pushteti absolut këtu për propagandë. Janë përdorur si mjete për të dërrmuar opozitën politike në vend.

Padyshim, përdorja e tyre ka ardhur pas lobingjeve korruptive që pushteti ynë ka bërë në Uashington, Londër e madje edhe Bruksel.

Shkatërrimi i opozitës politike ishte dhe mbetet investimi më “serioz” i këtij pushteti. Ai u absolutizua kur opozita u dobësua, u ble e u përça edhe me kontributin e diplomatëve të huaj këtu.

Ndaj kam forcuar mendimin se Ringritja nuk vjen nga jashtë, por nga shqiptarët. Në këtë pikë nuk dakordësohem me opozitën e sotme e cila ende pret mbështetje e zgjidhje nga "të huajt"...

Sa më shpejt ta kuptojnë shqiptarët këtë fuqi të tyre, aq më mirë për Shqipërinë.

Ambasadorët duhet të mbyllen në ambasadat e tyre dhe jo të na bëjnë moral idiot!

Ata kanë mision strikt të përfaqësojnë interesat e vendeve nga vijnë dhe në komunikim zyrtar me qeverinë dhe jo të bëjnë deklarata për shtyp për çështje të politikës, demokracisë apo shtetit tone”, shkruan ai./Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 17/07/2023 15:53

    Asnje moral idjiot nuk na bejn te huajt ,arrogancen dhe shperfilljen Manjani ta bej brenda mureve te opozites se populli i ka te hapura syte nuk e mashtroni dot me.Si mund te flasi nje ish minister drejtesie me kete gjuhe per ambasadoret?? Do e bej opozita Shqiperin prap duke vjedhur se nuk jane ngopur akoma!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?