Deputetja laburiste, Alex Davies-Jones

Foli kundër Andrew Tate, deputetja britanike: Jam bombarduar me kërcënime për vdekje dhe përdhunim

1 Shkurt 2023, 09:48| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 10:03

  • Share

Një deputete laburiste në Britaninë e Madhe ka thënë se ishte "bombarduar" me kërcënime me vdekje dhe përdhunim pasi foli kundër influencuesit misogjen të mediave sociale, Andrew Tate.

Alex Davies-Jones tha se kishte marrë kërcënime në rrjetet sociale dhe gjithashtu edhe në zyrën e saj. Deputetja falenderoi policinë lokale për hetimin e personave që e kanë kërcënuar. Ajo përdori një debat të Commons mbi policimin e lagjes për të falënderuar forcën e saj policore për mbështetjen e saj.

“Unë kam folur për abuzimin dhe sjelljen e tmerrshme të Andrew Tate në internet. Si rezultat, kutia ime postare dhe zyra ime janë bombarduar me kërcënime me vdekje, kërcënime për përdhunim”-u shpreh deputetja britanike.

Tate u arrestua në Rumani pasi u akuzua për trafikim njerëzor dhe pjesë e një bande të krimit të organizuar. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të shkurtit, pasi një gjykatës pranoi kërkesën për zgjatjen e paraburgimit me 30 ditë për herë të dytë. Tate së bashku me vëllain e tij i kanë mohuar akuzat.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?