Fole patate me kima pikante nga zonja Albana

24 Tetor 2023, 11:56| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 11:59

  • Share

Fole patate me kima pikante

Përbërësit:

  • 500 gr patate
  • 100 gr gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • 300 - 400 gr sallam pikant dhe salçiçe pule
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1fç salcë domate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Në një enë me ujë të vluar me kripë vendosim patatet e prera në kubikë dhe i ziejmë për 15 minuta. Më pas i shtypim duke shtuar majdanozin dhe gjalpin. Krijojmë topa sa grushti i dorës, duke bërë një gropë nga lart për t’i mbushur me kiman. Kimën e përgatisim duke kaurdisur qepën e grirë imët në pak vaj ulliri. Më pas shtojmë salçiçet dhe sallamin të cilin e kemi grirë imët. Shtojmë thelpinjtë e shtypura të hudhrës dhe vijojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas shtojmë salcën e domates me erëzat. Kur i kemi gati patatet me mbushjen i vendosim në tavë duke i spërkatur me djathë të grirë kaçkavall. I vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?