FNSH rikthehet në Vlorë, policia kontrolle për personat në kërkim dhe shtëpitë e barit

17 Mars 2023, 21:42| Përditesimi: 17 Mars 2023, 21:47

  • Share

FNSH rikthehet sërish në Vlorë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë kontrolle në akset nacionale të qytetit. Postoblloqet policorë janë vendosur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.

Kontrollet po vijojnë tek mjetet luksoze ato me xhama të zinj ndërsa fokus është arrestimi i personave në kërkim apo atyre që mbajnë sende të forta mjete prerëse apo armë.

Gjithashtu kontrolle në qytet edhe në fshatra në zonat e riskut ku mund të fshihen eksponentë të krimit ose mund të jetë kultivuar kanabis.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?