Rrahu 2 vite më parë shefin e rendit në Elbasan, kapet i riu me arsenal armësh me silenciator dhe antiplumb (VIDEO)

5 Qershor 2020, 09:06| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 15:24

  • Share

TIRANE-Tre  armë zjarri, njëra kallashnikov dhe dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb u sekuestruan mëngjesin e sotëm në një operacion banesën e një personi të njohur për forcat e rendit në lagjen Shënkoll.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë. Armët u gjetën në banesën e Ervis Dakës, i cili u arrestua. 33-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2018 së bashku me vëllanë e tij goditën shefin e policisë së rendit në Elbasan.

Në operacionin që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe RENEA, pasi i riu njihet si person me rrezikshmëri të lartë dhe efektivët i frikësoheshin një reagimi të Dakës.

Armet e sekuestruara ne Elbasan

Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. 35-vjeçari me inicialet A.T. iu gjetën nga kontrolli një pistoletë me 9 fishekë. Arma dhe fishekët të riut iu gjetën në makinën tip "Volksëagen".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

1591340861_pistoleta.jpg

Pistoleta e sekuestruar në Kurbin

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Visi: 05/06/2020 17:24

    Kete ervisin e ka plagosur sanxhaktari rend me pistolet edhe u denua me 3 vjet burg po kurr nuk i beri se nderhyri qazim sejdini edhe i hodhen posht akuzat e nuk beri as 1 dit burg

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 05/06/2020 11:06

    Ky daka osht nga peqini jo elbasoni apo peqini mbetet fshat vi elbasoni hahahahaha

    Përgjigju
  • Visi: 05/06/2020 10:58

    Normale policia arreston vetem kundershtaret e sokol sanxhaktarit dhendrit te qazim sejdinit qe mer vota per PS me dhum e kercenime me jet kurse kundeshtaret e tij i fusin ne burg qe ta ken nen kontrroll e frik elbasanin ju raft kanceri shtet i felliqur

    Përgjigju
    • O visi: 05/06/2020 15:38

      Pse KY daka esht kundershtar I sanxhaktarit? Me cilen bande 3sht ne elbasan ky? Njihet si I forte ne elbasan apo jo?

  • Kafsha: 05/06/2020 09:14

    Mos lini minj në këmbë, pastroni republikën!

    Përgjigju
    • Kafsha: 06/06/2020 07:50

      Ke të drejtë sepse nje ish ambasador britanik perpara ketij qe eshte sot (fundërrinë), ishte shprehur për mediat qe burgjet janë plot me ordinere pulash qe janë denuar me shume nga ai ç mendonte. Keshtu, gjykatesit dhe prokuroret tanë duke i lepire menderen ja plotesuan deshiren.

    • drejte: 05/06/2020 11:05

      te drejte ke po la gjykata njeri ne burg se policia kap ata lesho

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?