VIDEO/ FNSH dhe forcat operacionale pika kontrolli në hyrje të autostradës së Vlorës

11 Nëntor 2023, 12:50| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 15:41

  • Share

FNSH dhe forcat operacionale ngritën pika kontrolli në hyrje të autostradës së Vlorës dhe në disa zona të tjera, me qëllim arrestimin e personave të rrezikshëm.

Prej ditës së djeshme vijojnë kontrollet, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim apo të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

 

Ora 13:18
Operacioni 'Sundimi i Ligjit', Balla: Armëmbajtja pa leje është një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit

1699705368_lolololo.JPG

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se armëmbajtja pa leje është një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit.

Ndër të tjera, Balla shprehet se Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”.

"Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjezit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit",- shprehet Balla.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?