FMN: Rritja ekonomike në 
Shqipëri, sipas parashikimit, 2.1%

7 Tetor 2014, 17:30| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Në raportin e publikur sot, FMN ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.1%, që mbetet nën mesataren e Europës në zhvillim, e cila pritet të rritet me 2.7%, më lart se në publikimin e prillit, për shkak të perspektivës positive të Hungarisë e Polonisë.

Në 2015-n rritja për Shqipërinë pritet të përshpejtohet në 3.3% dhe në 2016-n do të gjallërohet në 4.7% në 2017-n.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur të martën parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke cituar dobësitë e vazhdueshme në eurozonë dhe një ngadalësim në disa ekonomi të mëdha në zhvillim.

Për këtë vit rritja globale pritet të jetë 3.1%, 0.1 pikë përqindje më pak se në parashikimin e mëparshëm të prillit. Për vitin e ardhsëm, FMN parashikon që rritja të përshpejtohet në 3.8%, nga 4% që ishte parashikimi fillestar.

Për eurozonën, perspektiva ekonomike mbetet e dobët. FMN ka ulur pritshmëritë për tre ekonomitë më të mëdha të eurozonës, Gjermani, Francë dhe Itali, për të cilin (Italinë) fondi thotë që po shkon drejt vitit të tretë radhazi të recesionit. Sipas Blanchard, eurozona rrezikon tkurrjen e konsumit dhe kalimin në deflacion. “Por, ky nuk është shqetësimi ynë kryesor, gjithsesi nëse do të ndodhë do të ishte problem”, tha ai.

Blanchard nënvizoi tre rreziqe me të cilat përballet ekonomia globale. Së pari një periudhë e zgjatur e normave të interesit, që kërkon më shumë kujdes në politikat makroekonomike. Së dyti, rreziqet gjeopolitike janë bërë më evidente me krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Së treti, kriza në LIndjen e Mesme rrezikon shtrenjtimin e çmimeve të energjisë.

PDF-Raporti i FMN


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?