FMN rrit pritshmëritë për ekonominë e Shqipërisë: Do të rritet me 3.6%, rreziku i çmimeve është prezent

10 Tetor 2023, 11:45| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:49

  • Share

Pas vlerësimit edhe Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në rritje parashikimin për ekonominë e vendit. Në raportin e fundit për ekonominë Globale, FMN thotë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.6%, nga 2.2% që ishte parashikimi i mëparshëm.

Ndërsa parashikimet për vitin 2024 dhe 2025 janë për një rritje ekonomike përkatësisht 3.3% dhe 3.5%.

Në rajon rritja më e madhe ekonomike parashikohet për Malin e Zi, në shifrën 4.5%, ndjekur nga Kosova me rritje 3.8% dhe më pas është Shqipëria.

Në raport thuhet se ekonomia botërore është duke çaluar dhe nuk po ecën me shpejtësi për shkak të inflacionit të lartë. Shkak për këtë ecuri sipas FMN-së, është lufta në Ukrainë , ndikimi në tregjet e huaja, rritja e inflacionit dhe e kostove të jetesës. Shumica e vendeve pjesë e analizës së FMN, thonë se inflacioni do të kthehet në objektiv në vitin 2025.

Sipas FMN-së edhe pse situata botërore me çmimet është më e normalizuar, përsëri pasiguria dhe rreziqet mbeten të larta.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?