Fondi Monetar Ndërkombëtar

FMN: Lufta në Ukrainë do të rrisë akoma më shumë inflacionin

26 Prill 2022, 14:03| Përditesimi: 26 Prill 2022, 14:10

  • Share

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizë me pasoja të rënda për ekonominë që do të vijojë të ndikojë në rritjen e inflacionit. Çmimet e karburanteve dhe ushqimeve janë rritur me shpejtësi, duke goditur më së shumti vendet me të ardhura të ulëta.

Në grafikun e publikuar nga FMN duket se rritja globale parashikohet të ngadalësohet nga 6.1% që është vlerësuar në 2021 në 3.6% në vitin 2022 dhe 2023.

Përtej vitit 2023, rritja globale parashikohet të bjerë në rreth 3.3%. Rritjet e çmimeve të mallrave të shkaktuara nga lufta dhe presionet që kanë sjellë çmimet, kanë sjellë parashikimet se inflacioni mund të arrijë në 5.7% në vendet me ekonomi të zhvilluar dhe 8.7% për vendet që janë në zhvillim.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?