FMN: Ekonomia ka treguar qendrueshmëri për shkak të rritjes së turizmit! Borxhi publik është mbajtur nën kontroll, ka zbritur në nivelet para pandemisë

27 Tetor 2023, 11:57| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 12:55

  • Share

 

Shefja e misionit të FMN-së, Anke Weber, në një konference për mediat me ministrin e Ekonomisë Ervin Mete dhe me guvernatorin e bankës, Gent Sejko, tha se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri për shkak të rritjes së fortë të turizmit.

Shefja e FMN-së u shpreh se borxhi publik është mbajtur nën kontroll dhe ka zbritur në nivelet para pandemisë. Sipas Weber, duhet një strategji të ardhurash afatmesëm, duhen shpenzime më produktive, për të mbrojtur financat publike, dhe zbutjen e rreziqeve fiskale ku përfshihen edhe PPP.

‘Patëm diskutime dhe takime shumë të dobishme me ministrin dhe guvernatorin e BSH-së. Ekonomia ka treguar qëndrueshmëri për shkak të rritjes së fortë turizmit. Borxhi është mbajtur nën kontroll duke zbritur në nivelet e para pandemisë. Besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovra për sektorin e turizmit dhe do të jetë motori i rritjes së ekonomisë. Perspektiva ka pasiguri të madhe dhe tensionet janë një rrezik, si dhe situata energjetike apo lëvizjet e kursit shtojnë pasiguritë.  Ekziston nevoja për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale. Duhet një strategji të ardhurash afatmesëm, duhen shpenzime më produktive, për të mbrojtur financat publike, dhe zbutjen e rreziqeve fiskale ku përfshihen edhe PPP. Politika monetare duhet të fokusohet tek inflacioni dhe kthimi i tij në objektiv. Kursi i këmbimit i ka shërbyer mirë mbajtjes nën kontroll të inflacionit. Është koha për të bërë reforma për rritje gjithëpërfshirës. Është bërë përparim në reformën në drejtësi, është lajm i mirë dalja nga lista gri e pastrimit të parave.’- tha Weber.


Lajmi kryesor:

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave! FMN: Rritja e turizimit solli qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?