Kronikë

'Fluturonte' në rrugë me 202 km/h, Policia gjobit 41-vjeçarin nga Holanda! Arrestohen 12 shoferë, pezullohen 45 patenta në 24 orët e fundit

17 Gusht 2021, 17:10| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 17:34

  • Share

Me dhjetëra shoferë ndëshkohen çdo ditë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, e megjithatë duket se nuk ka ndërgjegjësim. Një 41-vjeçar nga Holanda u gjobit me 40.000 lekë ditën e sotme, pasi u kap duke 'fluturuar' me 'Benzi'-in e tij, me shpejtësi 202 km/h në autostradën Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”.

Po ashtu, në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Policia Rrugore e Tiranës është konstatuar  me radar automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi  F.G, banues në Tiranë  që qarkullonte me  shpejtësi me 156 km/h. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit  2 muaj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit.

Në 24 orët e fundit u arrestuan në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë ndëshkuar me gjobë 1579 drejtues mjetesh, ndërsa Policia Rrugore apelon për të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 17/08/2021 19:38

    Shume masa jane marre por aksidentet vazhdojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?