Kronikë

'Fluturonin' në rrugë me 166 km/h, në 6 orë hiqen 19 patenta, vendosen 62 gjoba në aksin Fier-Vlorë

31 Korrik 2021, 16:52| Përditesimi: 31 Korrik 2021, 17:00

  • Share

Në pikun e sezonit turistik policia rrugore ka shtuar kontrollet dhe monitorimin me radar në rrugët e vendit nga veri në jug për personat të cilët 'fluturojnë' me automjetet e tyre duke rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve. Në vetëm 6 orë monitorim në aksin interurban Fier-Vlorë, në Bypass, janë hequr 19 patenta për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe janë vendosur 62 gjoba.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë hequr 63 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 gjoba për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve.

Komento

Komente

  • iustitia: 31/07/2021 17:40

    Te behen publike emrat. Njerezit duhet ta dine nese ata i marrin prape patentat nga policia dhe vazhdojne qarkullojne te pashqetesuar ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?