Pilotja Wally Funk

Bota

Fluturoi në hapësirë me miliarderin amerikan Jeff Bezos, pilotja 82-vjeçare e zhgënjyer: Ishte errësirë, mendoja se do shihja botën

22 Korrik 2021, 19:16| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 19:23

  • Share

Pilotja 82-vjeçare që shoqëroi miliarderin amerikan Jeff Bezos në udhëtimin e parë historik turistik në univers duket e zhgënjyer. Pilotja Wally Funk është shprehur se anija raketë nuk ka shkuar shumë lart dhe se gjithçka ishte errësirë.

“Ne u ngjitëm shpejt dhe pashë errësirë. Mendova se do të shihja botën, por nuk ishim mjaft lart" shprehet 82-vjeçarja për një media të huaj (Fox News).

Ndër të tjera Funk ka falenderuar Jeff Bezos që mundësoi fluturimin dhe u bë një nga personat më të vjetër që ka udhëtuar në hapësirë. Por mesa duket pilotja Wally Funk nuk është e kënaqur me udhëtimin dhe do dëshironte që të ishte me i gjatë.

"E doja çdo minutë të saj, unë thjesht do të doja të kishte qenë më e gjatë” shprehet Funk.

Kujtojmë që udhëtimi turistik u realizua nga Jeff Bezos në 20 korrik, me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin. Fluturimi zgjati gati 11 minuta në total dhe arriti në 66.5 milje në lartësi.

Miliarderi Bezos u shoqërua nga vëllai i tij, Mark, pilotja 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen, i cili tashmë njihet si personi më i ri në moshë që ka bërë një udhëtim në hapësirë.

Në përfundim të udhëtimit më datë 20 korrik, Jeff Bezos u shpreh se ishte dita më e bukur e jetës së tij.

Të katër udhëtarët patën mundësinë të përjetojnë tre minuta me gravitet zero në pafundësinë e universit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?